Departamenti i Kritereve Politike
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamenti për Kritere Politike janë:
1.1. Koordinon procesin e Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31;
1.2. Koordinon strukturat negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31;
1.4. Koordinon raportimin e rregullt në Komisionin Evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24,31;
1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis Communautaire), në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31;
1.6. Ofron mbështetje në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis Communautaire, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujt negociues 23, 24, 31;
1.7. Zbaton metodologjinë dhe procedurat uniforme të përgatitura nga Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim Asocimit.
- Udhëheqësi i Zyrës për Kritere Politike raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
- Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni i Kritereve Politike dhe Administrative;
3.2. Divizioni i Gjyqësorit, dhe të Drejtave Themelore të Njeriut; dhe
3.3 Divizioni për Drejtësi, Liri dhe Siguri.
- Numri i të punësuarve në Zyrën për Kritere Politike është tetë (8).
Divizioni i Kritereve Politike dhe Administrative
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Kritereve Politike dhe Administrative janë:
1.1. Koordinon procesin e Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;
1.2. Koordinon strukturat negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;
1.4. Koordinon raportimin e rregullt në Komisionin Evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;
1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis Communautaire), në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit;
1.6. Ofron mbështetje në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis Communautaire, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave) dhe të kritereve të Madridit.
- Udhëheqësi i Divizionit të Kritereve Politike dhe Administrative raporton te Drejtori i Zyrës.
- Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Kritereve Politike dhe Administrative është dy (2).
Divizioni i Gjyqësorit dhe të Drejtave Themelore
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Gjyqësorit, Drejtësisë, Lirisë, Sigurisë dhe të Drejtave Themelore janë:
1.1. Koordinon procesin e Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kapitujve negociues 23;
1.2. Koordinon strukturat negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitullit negociues 23;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitullit negociues 23;
1.4. Koordinon raportimin e rregullt në Komisionin Evropian, në kuadër të kapitullit negociues 23;
1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis Communautaire), në kuadër të kapitullit negociues 23;
1.6. Ofron mbështetje në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis Communautaire, në kuadër të kapitullit negociues 23.
- Udhëheqësi i Divizionit të Gjyqësorit dhe të Drejtave Themelore raporton te Drejtori i Zyrës.
- Numri i të punësuarve në Divizionin e Gjyqësorit dhe të Drejtave Themelore është katër (4).
Divizioni për Drejtësi, Liri dhe Siguri
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri janë:
1.1. Koordinimi i procesit të Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kapitullit negociues 24;
1.2. Koordinimi i strukturave negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitullit negociues 24;
1.3. Koordinimi i përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të dokumenteve të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitullit negociues 24;
1.4. Koordinimi i raportimit të rregullt te Komisioni Evropian, në kuadër të kapitujve negociues 24 dhe 31;
1.5. Ofrimi i mbështetjes për avancimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis), në kuadër të kapitullit negociues 24;
1.6. Ofrimi i mbështetjes në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis, në kuadër të kapitullit negociues 24.
- Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri raporton te Drejtori i Zyrës.
- Numri i të punësuarve në Divizionin për Drejtësi, Liri dhe Siguri është tre (3).