Zyra për Buxhet dhe Financa (ZBF)

Në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit, Zyra për  Buxhet dhe Financa (ZBF)  ka këto detyra dhe përgjegjësi kryesore:


Përgatit kërkesat buxhetore të Ministrisë, së bashku me Ministrinë e Financave;
Ushtron kontrollin financiar në Ministri;
Raporton për të gjitha çështjet financiare;
Në bashkëpunim  me Drejtorët e departamenteve, planifikon buxhetin dhe parashikon personelin,
Parashikon implikimet financiare sipas nevojës;
Harton e zbaton procedurat dhe rregullat për administrimin e financave në përputhje me ligjin dhe rregullat ne fuqi;
Kryen  kontrollin e inventarizimit të përgjithshëm të mjeteve kryesore, inventarin e imët dhe pasuritë tjera financiare të ministrisë;
Mbikëqyrë ditarin e shpenzimeve në bazë të zërave ekonomike Aprovon urdhër pagesat për te gjitha blerjet dhe detyrimet
Aprovon pagat, ndalesat dhe veprimet tjera të nevojshme për pagat;
Komenton, vlerëson dhe aprovon, në aspektin financiar, projektet kapitale të ministrisë;
Krijon marrëdhënie me Departamentin e Thesarit dhe Departamentin e Buxhetit të MF në përputhje me Ligjin e Financave Publike,
Harton raporte periodike për ecurinë e buxhetit;
Ne koordinim me Thesarin bën përgatitjen e gjendjes mujore të shpenzimeve;
Plotëson dhe mban dokumentacionin financiar në përputhje me ligjin;
Mbanë kontabilitetin për Ministrinë dhe mbyll bilancin vjetor;
Zbaton rregullat e procedurat përkatëse për veprimet me financat dhe
Regjistron për çdo muaj në librin e pagave, pagat bazë me shtesat përkatëse;
Regjistron ne librin e arkës të gjitha mandat–arkëtimet dhe mandat-pagesat dhe i barazon çdo muaj;
Tërheqë paranë kesh/të gatshme dhe operon sipas mandat–pagesave, si dhe bën regjistrimin në librin e arkës;  

 


 

Xhemajl MAZREKAJ, Drejtor
Tel: +381 (0) 38 200 27 008
E – mail: xhemajl.mazrekaj@ks-gov.net

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO