Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)

Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një strukturë e përzier e përbashkët e Komisionit Evropian, Institucioneve Financiare pjesëmarrëse (FI), donatorëve bilateralë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ofruar fonde për projektet strategjike të investimeve në vendet përfituese.

WBIF u lansua në dhjetor të vitit 2009 nga Komisioni Evropian, së bashku me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe disa donatorë dypalësh. KfW dhe Banka Botërore më pas iu bashkuan Kornizës.

WBIF fokusohet në sektorët kryesorë të ekonomive të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë energjinë, mjedisin, transportin, zhvillimin e sektorit shoqëror dhe privat. Korniza ndanë grante të bazuara në procedurat konkurruese, për aktivitetet e përgatitjes së projekteve të infrastrukturës, si dhe për investime.

Thirrjet për ndihmë për përgatitjen e projekteve organizohen në baza të rregullta, zakonisht dy herë në vit, me afate në shkurt dhe shtator. Projektet duhet të propozohen ose miratohen nga Koordinatori Kombëtar i IPA-s i vendit përkatës dhe projektet me ndikim rajonal kanë përparësi kur vendoset midis aplikacioneve.

Aplikacionet vlerësohen nga Grupi i Financuesve të Projektit WBIF i cili rekomandon aplikacionet e përzgjedhura për miratim nga Komiteti Drejtues. Grantet e aprovuara pastaj zbatohen nga ekipet mbështetëse të Projekteve të Infrastrukturës të ose vet IFI-të.

Deri më sot, WBIF ka ndarë 1.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, prej të cilave 473 milion € përfaqësojnë asistencë teknike dhe grante investimi që synojnë për të leverazhuar investimet prej 13.5 miliardë euro.

Struktura Udhëheqëse e WBIF

• Komiteti Drejtues – siguron orientim strategjik dhe miraton grante

• Grupi i Financuesve të Projektit– shqyrton dhe vlerëson kërkesat për mbështetje financiare dhe rekomandon propozime për Komitetin Drejtues

• Koordinatorët Kombëtar IPA – i prioritizojnë aplikimet nga Përfituesit dhe i dorëzojnë aplikacionet në Grupin e Financuesve të Projektit.

• Donatorët – Sigurojnë burime për WBIF

• Sekretariati i WBIF – Siguron mbështetje administrative

• Komiteti Kombëtar i Investimeve – miraton Listën e vetme të projekteve prioritare

Kosova dhe WBIF

Numri i përgjithshëm i projekteve që janë miratuar nga Komiteti Drejtues i WBIF për Kosovën deri më tani është 17, në sektorët e mëposhtëm:

Energjia

• Përmirësimi i ngrohjes qendrore në Prishtinë (Faza I dhe II)

• IZbatimi i Masave të Efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike në nivel komunal

• Studimi i Fizibilitetit dhe Zbatimi i Masave të Efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike qendrore

• Studimi i Fizibilitetit - Ndërrimi i karburantit dhe zgjerimi i sistemit për Ngrohjen qendrore në Gjakovë

Ambienti

• Ujësjellësi dhe kanalizimi komunal në Prishtinë II

• Përgatitja e projekteve Studimet e fizibilitetit për impiantet për trajtim të ujërave të zeza në kosovë

• Forcimi i menaxhimit të mbeturinave

• Studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e Kanalit të Ibrit

• Studimi i fizibilitetit për Kanalin e Lepencit

• Ujësjellësi dhe kanalizimi komunal në Prishtinë III

Sociale

• Projekti për përmirësimin e arsimit në Kosovë

Transporti

• Korridori Orient / Lindje-Med (R10) Rehabilitimi i Përgjithshëm Faza 1: Fushë Kosovë - kufiri me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë

• Sektori E i autostradës, Prishtinë - Merdare

• Sektori N9 i rrugës në Prishtinë Kijevë-Klinë deri në Zahaq

• Korridori Orient / Lindje-Med (R10) Rehabilitimi i Përgjithshëm Faza 2: Fushë Kosovë - Mitrovicë

• Korridori Orient / Lindje-Med (R10) Rehabilitimi i Përgjithshëm Faza 3: Mitrovicë - kufiri me Serbinë

• Linja hekurudhore Fushë Kosovë -Podujevë

Shih më shumë në: 

https://www.wbif.eu/

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO