Procesi i liberalizimit te vizave

Dialogu në mes të Kosovës dhe Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave u inicua me 19 janar 2012. Për të koordinuar dialogun për liberalizimin e vizave, u themeluan strukturat përkatëse përkatësisht, Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave në nivel politik dhe Sekretariati për Liberalizimin e Vizave në nivel teknik të kryesuar nga MIE dhe MPB. Më 14 qershor 2012, Kosova pranoj udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave ku identifikoheshin të gjitha masat që Kosova duhet të miratojë dhe zbatojë për të avancuar drejt liberalizimit të vizave.

Në prill të vitit 2013, Qeveria miratoi planin e veprimit për liberalizimin e vizave ku u zotua të përmbushë hapat e arritjes së objektivave të vendosura nëpërmjet një qasjeje dinamike. Kjo qasje dinamike drejt dialogut të liberalizimit të vizave përcakton një ritëm paksa të ndryshëm në lidhje me monitorimin dhe zbatimin e planit të liberalizimit të vizave.

KE ka publikuar tre raporte zyrtare ku vlerësohet progresi i arritur nga institucionet e vendit kundrejt kritereve të paraqitura në udhërrëfyes.

Me 4 maj 2016, Komisioni Evropian ka miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën pasiqë është vlerësuar që Kosova ka zbatuar obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Ndërsa në korrik 2016, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka nxjerrë rekomandim që i'u është drejtuar Komisionit për Liritë Civile të Parlamentit Evropian për të miratuar rekomandimin për heqjen e vizave. Megjithatë, raporti në fjalë gjithashtu thekson domosdoshmërinë e përmbushjes së plotë të dy kritereve të cilat janë vendimtare për përmbylljen e procesit, e njëra nga te cilat është Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.  

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO