Video Produksione

"NJË JAVË NË KOSOVË" - FILM DOKUMENTAR"Një javë në Kosovë" është një dokumentar me shtatë pjesë. Çdo film tregon një ditë në javë të një komuniteti të ndryshëm në Kosovë. Filmat pasqyrojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës në sferat e ndryshme të jetës së tyre, pas përfitimeve nga investimet e BE-së.më shumë
FILMI DOKUMENTAR "UDHËTIM NË BRUKSEL" Dokumentari "Udhëtim në Bruksel" tregon historinë e dy të rinjve nga Kosova, Hanës një shqiptare e Kosovës, dhe Bojanit një serb i Kosovës, si ata nisen nga Kosova në BE, duke ndaluar në dhjetë shtete, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Strasburgun, Francën, Britaninë e Madhe dhe Belgjikën-Brukselin. më shumë
"AVENTURA E BANDËS SË BUTONIT TË GJELBËR""Aventura e Bandës së Butonit të Gjelbër" janë dhjetë filma informativ nga 8-minuta të gjatë që përqendrohen në atë se çka mund të bëjë brezi i ri i Kosovës për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Ai promovon një mënyrë të gjelbër jetese në komunitet. Tetë nga tregimet janë në gjuhën shqipe, ndërsa dy janë në gjuhën serbe. Audienca e synuar nga këta filma janë fëmijët e moshës nga 12 deri në 15 vjeç. Çdo film paraqet një çështje mjedisore në Kosovë dhe pastaj tregon se çfarë mund të bëj gjithsecili për të përmirësuar situatën. Për më tepër, kjo tregon një shembull të praktikës së mirë në Kosovë dhe BE.më shumë
FILMI DOKUMENTAR “TË SHOHËSH ËSHTË TË BESOSH”“Të shohësh është të besosh” është një dokumentar, i cili nëpërmjet humorit paraqet se si BE-ja ndihmon Kosovën përmes projekteve të financuar nga BE. Qëllimi i filmit është të shpjegojë më mirë atë që Bashkimi Evropian ka bërë për të ndihmuar Kosovën që të kapërcejë sfidat me të cilat përballet si një vend i ri, duke kërkuar të ndërtoj një marrëdhënie të ngushtë me BE-në dhe të filloj procesin e saj të integrimit në BE.më shumë
“KUIZI PËR EVROPËN 2011” DOKUMENTARI RRETH UDHËTIMIT TË FITUESITGjatë muajit mars dhe prill të vitit 2011, njëzet e katër shkolla nga gjithë Kosova morën pjesë në kuizin e parë për Evropën. Tetë shkolla - shtatë shqip folëse dhe një serbisht folëse - u kualifikuan për të konkurruar në finalen që u mbajt më 6 maj 2011. Pas një gare emocionuese dhe të fortë luftarake, pesë nxënës të shkollës "Avni Rrustemi" nga Karaçeva, pra Biondina, Flamuri, Ditlumja, Diellza dhe Mentori e morën trofeun e tyre të merituar - një aventurë, pushime në Evropë. më shumë
“Europe Quiz 2012” – Winners’ Trip DocumentaryTop 28 Albanian speaking schools in Kosovo in the teams of five students aged between 11-15 years were invited to participate in the “Europe Quiz 2012” edition. In addition, three Serbian-speaking schools and one Bosnian-speaking school were also invited to participate.më shumë
“KUIZI PËR EVROPËN 2013” DOKUMENTARI RRETH UDHËTIMIT TË FITUESIT Për të vazhduar traditën, EUPK organizoi kuizi për Evropën, edicionin e vitit 2013, duke përfshirë 32 shkolla nëpër Kosovë. Ndryshe nga dy kuizet e mëparshme, në kuizin Evropën 2013, shkollat janë përzgjedhur jo vetëm nga Ministria e Arsimit në bazë të testeve të tyre vlerësuese të vitit paraprak, por çdo shkollë në Kosovë ka mundur të aplikojë dhe të zgjidhet me short. Më 7 maj 2013, u mbajt finalja e madhe.më shumë
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO