Udhërrëfyesi

KE dorëzoi Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në qershor të vitit 2012. Duke pasur parasysh gamën e gjerë të çështjeve të ndërlidhura me liberalizimin e vizave udhërrëfyesi kishte për qëllim të identifikojë legjislacionin dhe të gjitha masat tjera që Kosova duhet t’i miratojë dhe zbatojë, si dhe, kushtet që duhet të përmbushen në periudhën afatshkurtër për avancimin drejt liberalizimit të vizave.

Udhërrëfyesi përmbante 94 kritere dhe organizohej sipas blloqeve respektive:

Blloku 0. Riatdhesimi dhe Ri-integrimi;

Blloku 1. Siguria e dokumenteve;

Blloku 2. Menaxhimi i Kufijve, Azili dhe Migrimi;

Blloku 3. Siguria dhe Rendi Publik, dhe

Blloku 4. Liria e Lëvizjes dhe të Drejtat Themelore.

Për listën e kritereve për Kosovën në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave kliko linkun: Udherrefyesi per Liberalizim te Vizave

Për të adresuar këto masa, në prill te vitit 2013 u hartua një Plan Veprimi i cili përmbante veprime konkrete për përmbushjen e rekomandimeve dhe indikatorë matës, të cilët do të shfrytëzoheshin për të monitoruar zbatimin e kritereve dhe rekomandimeve. I tërë plani përmbante rreth 150 veprime specifike.

Të arriturat kryesore gjatë procesit përfshijnë:

Në fushën e riatdhesimit dhe ri-integrimit: alokimi dhe shpenzimi adekuat i buxhetit duke investuar në riintegrim afatgjatë të personavë të riatdhesuar.

Në fushën e sigurisë së dokumenteve, është arritur plotësim ndryshimi i kornziës ligjore për ndryshimin e emrit.

Në fushën e migrimit dhe azilit është dëshmuar ulje drastike e numrit të kosovarëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së dhe njëkohësisht ka krijuara kushte dhe kapacitete të mjaftueshmë në rast të një fluksi refugjatësh nga vendet e treta në Kosovë. Kurse është ndryshuar Ligji për Prokurimin Publik duke bërë të detyrueshëm pezullimin dhe largimin e zyrtarëve të akuzuar dhe dënuar për vepër penale, si dhe është funksionalizuar platforma e prokurimit elektronik.

Në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, është kompletuar korniza ligjore si dhe është arritur  marrëveshja me Serbinë për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, duke i lejuar qytetarët e të dy vendeve për të udhëtuar brenda ose përmes territoreve të të dyja vendeve me kartat e identitetit. Po ashtu  ndër kriteret e fundit të mbetura, lidhej me punën e Avokatit të Pupullit, më saktësisht sigurimin e një objekti adekuat dhe sigurimin e pavarësisë buxhetore për këtë insittucion. Të dy këto pika janë realizuar në tërësi. 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO