Task Forca për Integrim Evropian

Konteksti

Task Forca për Integrim Evropian është mekanizëm nacional i zhvillimit të konsensusit që synon të mbledhë rreth vete ekspertë të ndryshëm nga mbarë strukturat qeveritare dhe jo-qeveritare të vendit me qëllim të diskutimit dhe analizimit të gjithmbarshëm të gjendjes momentale, dhe të sfidave që duhet adresuar në kuadër të procesit të integrimit evropian. Task Forca ka për qëllim të shumëfishojë përpjekjet dhe angazhimin nëpërmes pjesëmarrjes dhe kontributit të gjithë akterëve në qeverisje, politikë, akademi, publik, shoqëri civile, media, dhe të tjerë me interes në proces të integrimit evropian. Kjo do të bëhet nëpërmes organizimit të punës në 7 Tryeza Tematike. Duke u bazuar në sfidat e dala nga Tryezat Tematike, Task Forca do të dalë me rekomandime konkrete për politikat strategjike mbi procesin e integrimit evropian.

Çfarë e karakterizon Task Forcën

Task Forca është ndërmarrje e re dhe e përkohshme e cila synon të forcojë dinamikën dhe cilësinë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Konkretisht, Task Forca karakterizohet si:

-    Mekanizëm nacional për zhvillimin e konsensusit;
-    Metodologji praktike e funksionimit dhe arritjes së rezultateve;
-    Kompetente në përbërje dhe qasje;
-    E bazuar në ekspertizë;

Synimet e Task Forcës

Synimi kryesor i Task Forcës është zhvillimi i strategjisë nacionale për integrim evropian. Kjo do të arrihet përmes një procesi të bazuar në komunikim konsensual ndërmjet të gjithë akterëve relevantë të shoqërisë. Si hap i parë për arritjen e këtij qëllimi do të jetë analizimi dhe diagnostikimi i gjithmbarshëm i sfidave në të gjithë sektorët e procesit të integrimit evropian në Kosovë. Si hap i dytë do të jetë përpilimi dhe propozimi i strategjisë nacionale për integrim evropian.

Përbërja

Në mënyrë që të arrihet konsensus efektiv dhe të sigurohet kontribut gjithëpërfshirës, Task Forca dhe Tryezat Tematike do të përbëhen nga:

-    Zyrtarë të institucioneve qendrore dhe lokale;
-    Përfaqësues të institucioneve të pavarura dhe institucioneve tjera publike;
-    Ekspertë të sektorëve dhe temave specifike;
-    Përfaqësues të organizatave jo qeveritare, medias, komunitetit të biznesit, asociacioneve profesionale;
-    Përfaqësues të institucioneve akademike, si dhe hulumtues nga fushat specifike;
-    Përfaqësues të komunitetit të donatorëve brenda dhe jashtë Kosove;
-    Ekspertë ndërkombëtarë;
-    Të interesuar tjerë.

Rezultatet konkrete

Duke shfrytëzuar frymën konsensuale dhe qasjen gjithëpërfshirëse përmes angazhimit sistematik dhe konsekutiv Task Forca dhe Tryezave Tematike, do të përpilojë dhe propozojë:

-    Raport të gjithmbarshëm diagnostikues - i cili mes tjerash, do të identifikojë arritjet dhe sfidat në secilin sektor të procesit të integrimit evropian duke reflektuar dimensionin e konsultimit, vlerësimit, analizës, dhe praktikave të mira;
-    Propozim për Strategji Kombëtare për Integrim Evropian - e cila pritet të ofrojë një formulim preciz të objektivave, mjeteve dhe veprimeve në dispozicion, përfshirë këtu indikatorët e suksesit, burimet mbështetëse apo aspekte tjera. 

Metoda

Dy dokumentet e sipërpërmendura, Raporti Diagnostikues dhe Strategjia Nacionale për Integrim Evropian, do të jenë rezultat i punës sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Kjo punë do të organizohet në kuadër të shtatë (7) fushave të politikave:

-    Reforma e Administratës Publike;
-    Drejtësia, Liria dhe Siguria;
-    Ekonomia, Financat dhe Statistikat;
-    Tregtia, Industria, Doganat, Tatimet, Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, dhe Mbrojtja e Konsumatorit dhe ajo Shëndetësore;
-    Inovacioni, Shoqëria Informative, Politikat Sociale dhe ato Shëndetësore;
-    Transporti, Mjedisi, Energjia dhe Zhvillimi Rajonal, si dhe;
-    Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit dhe Zhvillimi Rural.

Sekretariati i Task Forcës

Për organizimin e rrjedhshëm dhe efikas të Tryezave Tematike është vendosur Sekretariati i Task Forcës. Nëpërmes Sekretariatit, Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GiZ), përkrahin drejtpërdrejt punën e Task Forcës dhe Tryezave Tematike. Sekretariati do të bashkëpunoj ngushtë me udhëheqësin e Task Forcës/ Ministrinë e Integrimit Evropian – MIE, dhe në baza të rregullta me Koordinatorin e Task Forcës/Sekretarin e Përgjithshëm në MIE. Për më shumë informata në lidhje me Task Forcën dhe Tryezat Tematike, si dhe aspekte të ndërlidhura me këtë mekanizëm ju lutem na kontaktoni në:
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO