TAIEX

TAIEX është instrument për Ndihmë Teknike për Shkëmbim Informacioni i Komisionit Evropian. TAIEX mbështet administratat publike në lidhje me përafrimin, aplikimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së, si dhe lehtësimin e shkëmbimit të praktikave më të mira të BE-së.

MIE shërben si pikë fokale e TAIEX, në bashkëpunim të ngushtë me ZBE ndihmon institucionet e linjës dhe të gjithë përfituesit për të përmirësuar nevojat e tyre dhe për t'i mbështetur ata me ekspertizën e kërkuar. 

I drejtuar kryesisht nga nevojat dhe ofron ekspertizën e përshtatur për të trajtuar çështjet në një kohë të shkurtër në tri mënyra:

• Punëtoritë: ekspertët e shteteve anëtare të BE-së paraqesin fusha specifike të legjislacionit të BE-së në punëtori për një numër të madh të zyrtarëve përfitues.

• Misionet e ekspertëve: eksperti(ët) e shteteve anëtare të BE-së dërgohen në administratën përfituese për të dhënë këshilla të thella për transponimin, aplokimin ose zbatimin e një pjese të veçantë të legjislacionit të BE-së.

• Vizita studimore: Një grup prej tre praktikantëve nga një administratë përfituese marrin pjesë në një vizitë studimore në një administratë të një shteti anëtar të BE.

Ndihma TAIEX është e hapur për:

• Shërbyesit civil që punojnë në administrata publike;

• Autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit;

• Parlamentet dhe nëpunësit civil që punojnë në Parlamente dhe Këshilla Legjislative;

• Përfaqësues të partnerëve social, sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve.

Kosova përfiton nga instrumentet TAIEX në këto sektorë: Bujqësi, Mjedis, Transport dhe Telekomunikacion, Tregun e Brendshëm dhe Drejtësi dhe Punë të Brendshme. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 janë realizuar 50 ngjarje, nga të cilat 23 janë organizuar në sektorin e Bujqësisë, 17 në Mjedis, Transport dhe Telekomunikacion, gjashtë në Tregun e Brendshëm dhe katër në Drejtësi dhe në Punë të Brendshme.

Për më tepër, janë realizuar 34 misione ekspertësh, nëntë vizita studimore dhe shtatë punëtori. Për më shumë informacion ju lutemi referojuni Kosovo Flash Reports si më poshtë: Për më shumë informacion të përgjithshëm mbi TAIEX, ju lutemi vizitoni: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/tenders/taiex_en

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO