Sekretari i Përgjithshëm

Kushtrim CukajSekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian

Nga viti 2000 deri në vitin 2010, z. Cukaj ka punuar në OSBE, në Departamentin e Zgjedhjeve, në përgjegjësinë e Zyrtarit të Lartë Vendor/Specialist i Operacioneve Zgjedhore.

Nga viti 2011 deri në vitin 2014, ka realizuar përgjegjësinë e Kryetarit të Bordit për Menaxhimin e Pyjeve, MBPZhR, Qeveria e Republikës së Kosovës.

Nga viti 2012- vazhdon edhe tutje është ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Ferizaj.

Në vitin 2014, ka punuar Drejtor i Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Nga viti 2015 e deri në vitin 2018, ka punuar si Menaxher Regjional për Rajonin e Pejës, Posta e Kosovës Sh.A.

Gjatë kësaj periudhe, ka marrë pjesë në shumë aktivitete me rendësi për ngritjen e institucioneve të vendit, ka mbajtur me qindra trajnime profesionale, si dhe ka pasur vizita studimore nëpër institucione të ndryshme jashtë vendit.

Ka arritshmëri të vlerësuara në menaxhim, mësimdhënie dhe lidership të dëshmuar në zbatimin e përgjegjësive, performancës dhe zhvillimin pozitiv të proceseve brenda përgjegjësive dhe kompetencave.

Z. Cukaj është inxhinier i diplomuar, kandidat doktorant.

Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore dhe po ashtu ka bërë publikime shkencore.

Më shumë se 18 vite përvojë profesionale.

Në pajtim me vendimin e Qeverisë, më 11 Shtator 2018, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm, pas dy konkurseve, pa asnjë ankesë.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO