Sekretari i Përgjithshëm

Demush ShashaSekretari i Përgjithshëm

Z. Demush Shasha është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë sëIntegrimit Evropian të Republikës së Kosovës më 9 nëntor 2011.


Nga viti 2007, z. Shasha ka mbajtur pozitat e ndryshme udhëheqëse nëkuadër të ish-Agjencisë për Integrim Evropian dhe tani Ministrisë sëIntegrimit Evropian. Ndër të tjera, ai ka mbajtur poziten e Drejtorit tëDepartamentit për Menaxhimin e procesit të Stabilizim Asociimi dheShefit të Zyres së Sekretarit të Përgjithshëm.

Z. Shasha është përfitues i burses Skema e Profesionistëve të Rinjë(Young Cell Scheme scholarship). Ai ka marrë diplomën Bachelor nëAdministrim Biznesi në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Biznes-Pejë dhe shkallën Master në Kolegjin Evropian të Parmes, Itali.

 

Poashtu, ka ndjekur një varg trajnimesh profesionale në qendra tënjohura ndërkombëtare si: Instituti Holandez për MarrëdheniaNdërkombëtare Clingendael, Qendra për Kontrollen Demokratike të Forcavetë Armatosura në Gjenevë, etj.


Në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, z. Shasha ka përgjegjësitë vijuese:


1.Koordinimin e Procesit të Dialogut të Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe BE-së;
2.Koordinimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian dhepërafrimin e legjslacionit kombëtar me legjislacionin e BashkimitEvropian (acquis);
3.Koordinimin e asistencës së jashtme;
4.Administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të ministrisë;
5.Ofrimin e udhëzimeve të duhura, këshillave të sakta profesionale dhe të paanshme për autoritetin mbi të.


Z. Shasha është gjithashtu Koordinator Kombëtar i Instrumentit të ParaAnëtarsimit (NIPAC). Në këtë funksion ai ka këto përgjegjësi:

1.Të sigurojë partneritetin ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës duke siguruar ndërlidhje të ngushtë ndërmjet procesit të përgjithshëm të anëtarsimit dhe përdorimit të asistencës në kuadër të IPA-s;

2.Të bartë përgjegjësinë e përgjithshme për:

koherencën dhe koordinimin e programeve të ofruara nga IPA-ja,
programimin vjetor për asistencën e tranzicionit dhe ndërtimin e institucioneve kompetente në nivelin kombëtar,
koordinimin e pjesëmarrjes së vendit përfitues në programet përkatëse ndër-kufitare, të dyja, pra me Shtetet Anëtare dhe me shtetet e tjera përfituese, si dhe programet tranzicionale, ndërrajonale ose bazat detare sipas intrumenteve të tjera të Komunitetit.

3.Të hartojë dhe, pas shqyrtimit nga Komiteti Monitorues i IPA-s, t\'i paraqesë raportet vjetore dhe përfundimtare mbi implementimin e IPA-s në Kosovë pranë Komisionit Evropian.

Poashtu, z. Shasha është edhe bashkë-Sekretar i Këshillit Ministror për Integrim Evropian dhe Sekretar i Komitetit Punues për Integrim Evropian.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO