Raporti Statistikor për Zbatimin e PKZMSA-së

Qeveria, si mekanizmi qendror nacional përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të MSA-së, mbikëqyr zbatimin e PKZMSA-së, përmes institucionit të mandatuar për koordinimin e procesit të integrimit në BE – Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE). MIE e kryen këtë detyrë përmes raporteve të rregullta mbi zbatimin e PKZMSA-së, të cilët hartohen çdo tre muaj. Qëllimi i tyre është vlerësimi dhe përmirësimi i zbatimit të PKZMSA-së, si dhe ofrimi i llogaridhënies dhe transparencës brenda institucioneve (deri në nivelin më të lartë politik) dhe ndaj palëve të tjera të interesuara e publikut të gjerë rreth zbatimit të MSA-së. Këto arrihen përmes diskutimit të të gjeturave në mbledhje të Qeverisë, në kuadër të strukturave të stabilizim-asociimit (pas krijimit të tyre), si dhe duke i ndarë këto raporte me autoritetet e BE-së dhe publikuar ato.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO