Raportet

Komisioni ka miratuar tri raporte mbi progresin e Kosovës në dialogun për viza: raportin e parë më 8 shkurt 2013; ndërsa raportin e dytë më 24 korrik 2014. Këto raporte përmbajnë një vlerësim të progresit të arritur nga Kosova, rekomandimet për autoritetet e Kosovës dhe të dhënat statistikore në lidhje me ndikimet e pritura migruese dhe të sigurisë nga regjimi pa viza.

Raporti i fundit i publikuar në dhjetor të vitit 2015 paraqiti vlerësimin e Komisionit mbi progresin e Kosovës në plotësimin e kërkesave të udhërrëfyesit për viza. Ky raport përmbante vetëm tetë (8) rekomandimeve të mbetura nga dialogu për liberalizimin e vizave, nga 94 kritere sa ishin në fillim.

Këto rekomandime ishin si në vijim:

• Transferimi një numri të mjaftueshëm të gjykatësve, me stafin e duhur mbështetës, të departamenteve të krimeve të rënda në të gjitha gjykatat në Kosovë;

• Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke i dhënë koordinatorit qendror për krime të rënda dhe korrupsion mandatin dhe burimet për të udhëhequr ekipe multi-disiplinare të hetimeve financiare dhe për të monitoruar rastet e tilla;

• Të sigurohet pavarësia operacionale e Organit Shqyrtues të Prokurimit. Planet e rrepta të integritetit duhet të zbatohen për të mbrojtur pavarësinë e këtij organi dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik;

• Demonstrimi se Kosova ka zbatuar legjislacionin e saj të ndryshuar sekondar mbi ndryshimin e emrit;

• Të bëhet ndarja e Fondit për Riintegrim, me fokus në ofrimin e asistencës për punësim, themelimin e bizneseve të vogla, aftësimin profesional dhe kurset e gjuhës për fëmijë.

• Kuvendi i Kosovës të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi;

• Kosova duhet të monitorojë arsyet për shkallën e ulët të njohjes së azil kërkuesve;

• Në mënyrë që të përmbushen plotësisht kërkesat lidhur me të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes, Kosova duhet të sigurojë hapësirat e duhura dhe të sigurojë pavarësinë e plotë buxhetore të Institucionit të Avokatit të Popullit

Me 4 maj 2016, Komisioni Evropian ka miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën pasiqë është vlerësuar që Kosova ka zbatuar obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Ndërsa në korrik 2016, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka nxjerrë rekomandim që i'u është drejtuar Komisionit për Liritë Civile të Parlamentit Evropian për të miratuar rekomandimin për heqjen e vizave. (Për më shumë detaje shih shih dokumentin).

Megjithatë, raporti në fjalë gjithashtu thekson domosdoshmërinë e përmbushjes së plotë të dy kritereve të cilat janë vendimtare për përmbylljen e procesit, e njëra nga te cilat është Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO