Prioritetet politike për zbatimin e MSA-së – Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)

Për të trajtuar me prioritet zbatimin e reformave kyçe që kërkon Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropiane kanë lansuar për herë të parë Agjendën për Reforma Evropiane (ERA) në nëntor 2016, si kornizë zyrtare e reformave kyçe të nivelit më të lartë politik për të zbatuar obligimet e MSA-së. ERA përmbante 22 prioritete dhe një plan veprimi për zbatimin e tyre, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 9 nëntor 2016 dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës më 15 shkurt 2017.

Qëllimi i ERA-s është që të trajtohen me prioritet reformat kyçe politike, ekonomike, të sundimit të ligjit dhe ato strukturore, për të krijuar kushte më të favorshme për zbatimin e reformave në fusha të tjera të MSA-së, por gjithashtu për të arritur rezultate më të prekshme për qytetarët dhe sektorin privat në kuptim të zhvillimit socio-ekonomik.

Pas fazës së parë, më 8 tetor 2020 është lansuar faza e dytë e prioriteteve politike (ERA II), bashkërisht nga Kryeministri dhe Komisioneri i BE-së për Negociata të Zgjerimit. Më pas është hartuar Plani i Veprimit për zbatimin e saj (PV ERA II). PV ERA II është miratuar nga Qeveria më 11 gusht 2021 dhe nga Kuvendi, më 4 tetor 2021. Për të zbatuar 15 prioritetet që parasheh ERA II, Plani i Veprimit parasheh 341 reforma konkrete (ose tregues), të shpërndarë si në vijim:

        · Shtylla I: Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit – 4 prioritete dhe 153 tregues;

        · Shtylla II: Konkurrueshmëria, klima e investimeve dhe zhvillimi i qëndrueshëm – 6 prioritete dhe 121 tregues; dhe

        · Shtylla III: Punësimi, arsimi dhe shëndetësia – 5 prioritete dhe 67 tregues.


 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO