Zëvendës Ministrja, znj. Statovci Demaj priti Zëvendës Ministren e re znj. Hajzeraj-Beqaj

Znj. Anila Statovci-Demaj priti sot në takim dhe i uroi mirëseardhje znj. Rita Hajzeraj-Beqaj. Me atë rast ajo e njoftoi atë për prioritetet kyçe në kuadër të procesit të integrimit Evropian. Dy zëvendës ministret diskutuan edhe për zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimi, liberalizimin e vizave dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.

Kryeministri Mustafa me vendim të datës 6 shkurt 2017 emëroi znj. Hajzeraj-Beqaj në pozitën e Zëvendës Ministres për Integrim Evropian.

Znj. Hajzeraj-Beqaj falenderoi znj. Statovci-Demaj për pritjen e organizuar dhe nënvizoi rëndesinë strategjike të procesit të integrimit Evropian dhe me këtë edhe rolin e veçantë që ka Ministria e Integrimit Evropian, rendësi kjo që tejkalon interesat politike të cilit do subjekt politik në Kosovë por janë interes strategjik për qytetarët e Kosovës.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO