Zëvendës Ministrja Statovci Demaj priti në takim Ambasadorin Irlandez, Sh.T. z. Pat Kelly

Prishtinë, 30 maj 2017 - Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, znj. Anila Statovci-Demaj priti në takim Ambasadorin Irlandez jo rezident, Sh. T. z. Pat Kelly.


Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj priti në takimin e rregullt protokollar Ambasadorin Kelly. Ajo e falënderoi atë për mbështetjen që Irlanda i ka ofruar Kosovës gjatë këtyre viteve dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim bilateral do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërkaq, Ambasadori Kelly konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë Irlandeze për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.


Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përkundër sfidave të brendshme me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e palëkundur, gjë e cila është konfirmuar nga të gjithë liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO