Zëvendës Ministrja Statovci Demaj pret në takim delegacionin Kroat

Prishtinë, 7 shkurt 2016. – Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, Znj. Anila Statovci-Demaj zhvilloi sot një takim me delegacionin nga Kroacia të kryesuar nga Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë znj. Marija Kapitanović, dhe në përbërje të Këshilltares së Kryeministrit të Kroacisë, Znj. Dubravka Vlašić-Pleše dhe Sekretarit të Dytë të Ambasadës së Kroacisë, Z. Zlatko Vnučec.

Gjatë takimit Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj diskutoi për çështje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), avancimin, sikurse edhe sfidat rreth implementimit të MSA-së. Me këtë rast, Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj tha se: ”Kroacia ishte vendi i parë te i cili u aplikua instrumenti i MSA-së dhe vendi i parë i cili përmbylli suksesshëm implementimin deri në anëtarësim në BE. Prandaj përvoja Kroate është një shembull jashtëzakonisht i vlefshëm për Kosovën. Në këtë proces vetëmse janë krijuar marrëdhënie të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe rekomadnimet për implementim dhe menaxhim sa më të suksesshëm të MSA-së mund të vijnë nga Kroacia mike për të shërbyer si udhërrëfyes gjatë këti procesi”.

Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj falënderoi Ambasadoren Kapitanović për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Republika e Kroacisë për Kosovën, në veçanti në procesin e Integrimit Evropian. Nga ana tjetër, delegacioni Kroat njëzëri shprehu gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive tona për çështje të integrimit evropian, respektivisht rritjen e nivelit të përkrahjes për MSA.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO