Zëvendës Ministrja Statovci Demaj hapi konferencën internacionale “Sfidat e Integrimit Evropian të Kosovës: bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet fqinjësore”

Prishtinë 24 maj 2017 - Zëvendës Ministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci - Demaj hapi sot konferencën internacionale “Sfidat e Integrimit Evropian të Kosovës: bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet fqinjësore” së bashku me z. Michael Linhart, Sekretar Gjeneral i Ministrisë së Evropës, Integrimit dhe Punëve të Jashtme të Austrisë, znj. Nataliya Apostolova, Ambasadorën e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe z. Piero Cristoforo Sardi, Ambasadori Italian në Kosovë.


Zëvendës Ministrja Statovci – Demaj theksoi se është e rëndësishme për Kosovën të ndërtojë marrëdhënie të mira me shtetet fqinje të Ballkanit, po ashtu duke e marrë parasysh që Ballkani gjithmonë ka qenë pikë e dobët e BE-së ndër vite, është edhe në interesin e tyre të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes këtyre shteteve. Ndër të tjera Zëvendës Ministrja theksoi se Kosova si një shtet i ri, ka përparuar shumë në detyrat e dhëna nga BE, por në këtë aspekt duhet edhe ndihmë me e madhe nga ata për ti përmbushur detyrat tjera.


Po ashtu Zëvendës Ministrja u shpreh se Kosova ka shumë sfida në të njëjtën kohë, duhet ende të ndërtojë dhe konsolidojë shtetësinë e vet, pastaj vijnë detyrat për të ndërtuar dhe përmirësuar raportet me shtetet fqinje dhe rajonale përveç kësaj janë edhe detyrat për vazhdimin e rrugës evropiane ne të njëjtën kohë.


Konferenca është organizuar nga Qendra Austriako-Franceze për Rivendosjen e Marrëdhënieve Shoqërore në Evropë në bashkëpunim me institutin GAP, Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO