Zëvendësministri Çelaj merr pjesë në konferencën “Një shpirt për Evropën 2019”

Prishtinë, 12 Prill 2019 - Në Konferencën “Një shpirt për Evropën 2019” (A soul for Europe), e cila po mbahet në Berlin nën patronatin e Komisionit Evropian, më 12-13 Prill 2019, i dedikohet zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, po merr pjesë zëvendës ministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj.

Përmes debateve me kandidatët kryesorë të partive evropiane dhe artistëve të njohur evropianë, me programe të ndryshme dhe punëtori të organizuara në bashkëpunim me dhjetë partnerë kombëtarë dhe evropianë që kanë të bëjnë me projektin evropian.

Kjo iniciativë, synon rritjen e ndërgjegjësimit për zgjedhjet vendimtare evropiane në vitin 2019, duke përfshirë qytetarët aktiv për forcimin e qytetarisë evropiane si partnerë të domosdoshëm politik.

Kjo nismë do të ftojë kandidatët kryesor i partive evropiane në diskutim me artistë evropianë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile evropiane në lidhje me idetë e tyre mbi të ardhmen e Evropës, për vlerat dhe zgjedhjet e suksesshme për Parlamentin Evropian që mbahen më 23-25 maj 2019.

"Një shpirt për Evropën" do po ashtu të promovojë artet dhe kulturën për zhvillimin evropian, me Partnerët e Konventës së Qytetarëve Evropian, iniciativa të shoqërisë civile dhe organizatave të tjera që janë të pasionuara për Europën e së nesërmes, siç janë: Akademia e Arteve, Aleanca Kulturore, Cafebabel, Qendra për Arte të Bukura në Bruksel (BOZAR), Das Progressive Zentrum, Akademia Evropiane Berlin, European Demokratia Lab, Evens Foundation, Felix Meritis Foundation, Instituti Goethe, n-ost, Polis180, Akademia e Biznesit Holandës dhe Wir sind Europa si dhe Partneri medial Eurotopics.

Një shpirt për Evropën, e mbështet Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian i Gjermanisë, Evens Foundation, Zyra e Jashtme e Gjermanisë Federale, Agjencia Federale për Edukim Qytetar (BPB), Programi Erasmus +, Departamenti i Senatit për Kulturë dhe Evropë.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO