Takimi i ministres Ahmetaj me Ministrin e Jashtëm të Estonisë Sven Mikser

Prishtinë, 16 maj 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot në një takim pune, Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. Në një takim të përzemërt dhe miqësor, ministrja Ahmetaj dhe ministri Mikser biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe, avancimin me agjendën evropiane.


Ministrja Ahmetaj, falënderoi Ministrin Mikser për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Estonia për vendin tone dhe për interesimin për të vazhduar përkrahjen për avancimin e administratës sonë.


Gjatë takimit u diskutua integrimi evropian i Kosovës, më theks të veçantë avancimi në zbatimin e MSA-së, liberalizimit të vizave dhe qasjes së Kosovës në Programet e BE-së.


Poashtu u diskutua edhe për përpjekjet e vazhdueshme që Kosova si shtet i ri ka bërë për shtetndërtimin, perspektiva evropiane e Kosovës dhe përkushtimi i saj për të arritur standardet e kërkuara për integrimin Evropian.


Poashtu, ministrja Ahmetaj dhe ministri Mikser diskutuan për zbatueshmërinë e asistencës së Estonisë në Kosovë. Me këtë rast Ministri Mikser nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë së tijë për procesin integrues të Republikës së Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete që Kosova duhet ndërmarrë gjatë procesit të integrimit evropian me qëllimin e vetëm, zhvillimin e vendit dhe avancimin e agjendës evropiane.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO