Qeveria miraton dy nisma të propozuara nga Ministrja Dhurata Hoxha

Prishtinë, 1 Dhjetor 2017 - Marrëveshja bilaterale në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut si dhe Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin ”Evropa për qytetarët”, janë aprovuar sot në mbledhjen e Kabinetit qeveritar, me propozim të Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Marrëveshjet bazohen në aspiratat dhe zotimet e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet që do të kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës juglindore.

Gjithashtu, theksoi Ministrja Hoxha, përmes këtyre Marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht nenin e 17-të të MSA-së.

Marrëveshjet rregullojnë edhe kontributin financiar të Kosovës në programin ";Evropa për Qytetarët"; dhe “Kontrollin financiar, rikuperimin dhe masat tjera kundër mashtrimit"; .

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizimi i obligimeve të ndërsjella që parashihen në Marrëveshjet e ndërsjella. 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO