Programi “Evropa për Qytetarët”, i hapur për aplikim për Komunat dhe OJQ-të nga Kosova

Prishtinë, 24 Dhjetor - Qëllimi i përgjithshëm i këtij programi është mbështetja e projekteve që kontribuojnë tek rritja e njohurive të qytetarëve rreth Bashkimit Evropian, historisë dhe diversitetit të tij dhe projektet që nxisin qytetarinë evropiane si dhe për përmirësimin e kushteve për pjesëmarrje qytetare dhe demokratike në nivel të Unionit.

Objektivat specifike që duhet të ndiqen në nivel trans-nacional ose me një dimension evropian për këtë program, janë si në vijim:
- Rritja e ndërgjegjësimit rreth kujtesës, historisë dhe vlerave të përbashkëta si dhe qëllimit të Unionit, e që është promovimi i paqes, vlerave dhe mirëqenies së popujve të tij duke nxitur debatin, reflektimin dhe zhvillimin e rrjeteve;
- Inkurajimi i pjesëmarrjes demokratike dhe qytetare të qytetarëve në nivel të Unionit, duke zhvilluar njohuritë e qytetarëve rreth procesit të politik-bërjes brenda Unionit dhe promovimin e mundësive për angazhim shoqëror dhe ndërkulturor dhe vullnetarizëm në nivel të Unionit.

Thirrja është e hapur për Komunat dhe Organizatat Joqeveritare në partneritet me homologët e tyre nga vendet anëtare të BE-së dhe të cilët duhet të përmbushin kriteret specifike të partneritetit si:
Binjakëzimi i qytetit, Rrjetet e qyteteve dhe Projektet e shoqërisë civile.
Afati i fundit për aplikim është 1 Shkurt 2019.

Për më shumë informata lidhur me mënyrën e aplikimit, ju lutem vizitoni faqen e internetit:

https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/funding/european-remembrance-2019_en

https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/funding/town-twinning-2019-round-1_en

https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/funding/networks-towns-2019-round-1_en
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO