Pranim dorëzimi i pjesës së parë të IPA 2016 të BE-së i paketës financiare prej 45.5 milionë euro, nga gjithsej 70.5 milionë euro

Prishtinë, 7 mars 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot në takim bilateral Drejtoreshën e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, znj. Genoveva Ruiz Calavera, e cila i dorëzoi Ministres Ahmetaj pjesën e parë të Marreveshjes Financiare të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) 2016, në vlerë prej 45.5 milion euro nga kontributi i përgjithshëm i BE-së për Kosovën prej 70.5 milion euro. Pjesa e dytë e marrëveshjes është ende në negociata që të jetë në formë të përkrahjes direkte buxhetore në fushën e Reformës së Administratës Publike me shumën paraprake prej 25 milion euro.  


Gjatë takimi u diskutua procesi i liberalizimit të vizave ku Ministrja Ahmetaj dhe Drejtoresha Ruiz Calavera konfirmuan progresin e arritur në luftimin e korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve për vendosjen e rendit dhe ligjit. U nënvizua rëndësia e miratimit sa më të shpejt të demarkacionit me Malin e Zi. Sa i përket zbatimit të MSA-së, u konfirmua që në vitin e parë të zbatimit të MSA-së, Kosova është duke marrë masa me kohë për të siguruar zbatimin e kënaqshëm të MSA-së në përputhje me dispozitat e MSA-së, dhe njëkohësisht u nënvizua rëndësia e fushatës vetëdijësuese për MSA që është lansuar nga MIE.


Delegacionet diskutuan edhe për përgaditjet që Kosova është duke bërë për anëtarësimin e Kosovës në Programet e BE-së, si dhe ecuria në rehabilitimin e linjës hekurudhore, X.


Ministrja Ahmetaj falëndëroi znj. Ruiz Calavera për vizitën dhe bashkëpunimin dhe poashtu theksoi se: ”Marrëveshja financiare IPA 2016 do të ndihmojë në arritjen e obligimeve të parapara në kuadër të MSA-së, në fushat sikurse konkurrueshmëria dhe përkrahja për bizneset, arsimi dhe punësimi, si dhe të drejtat e njeriut. Ne besojmë që kjo pako financiare do të luan një rol kritik në mbështetjen e reformave të parapara me MSA.”


Bashkimi Evropian ka ndihmuar Kosovën me një shumë prej mbi 600 milionë euro për periudhën 2007-2013, si pjesë e Instrumentit të Para-anëtarësimit. Ndërsa, për periudhën 2014-2020, asistenca financiare e IPA-s mbërrin në 645 milionë euro. Të gjitha këto fonde ndihmojnë kryerjen e reformave që kanë për synim ta ndihmojnë Kosovën për të realizuar obligimet e saj në kuadër të procesit të integrimit evropian.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO