Ministrja Hoxha pret në aeroport delegacionin më të lartë nga BE-ja që ka vizituar Kosovën ndonjëherë

Prishtinë, 28 Shkurt 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në aeroport ardhjen e delegacionit më të lartë së bashku që ka vizituar Kosovën ndonjëherë. Ajo priti Presidentin e Komisionit Evropian, z. Jean-Claude Juncker, Komisionarin për Fqinjësi të mirë, z. Johannes Hahn dhe Shefen për Politikë të Jashtme e BE-së, znj. Federica Mogherini.

Ministrja Hoxha, në rrjetin social i ka falënderuar mysafirët e lartë për ardhjen. Duke theksuar se “Kosova ishte, është dhe mbetet fuqishëm e përkushtuar për integrimin euro-atlantik. Secili ka përgjegjësi në këtë proces për realizimin sa më të shpejtë të procesit të integrimit evropian!”

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Sapo arritën në Aeroportin “Adem Jashari”, delegacioni më i lartë ndonjëherë në Republikën e Kosovës nga Bashkimi Evropian. Besojmë fort se angazhimi ynë i përbashkët për liberalizimin e vizave do të japë rezultate.

Mirë se vjen, President i Komisionit Evropian, z. Jean-Claude Juncker, Komisionar për Fqinjësi të mirë, z. Johannes Hahn dhe Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, znj. Federica Mogherini.

Kosova ishte, është dhe mbetet fuqishëm e përkushtuar për integrimin euro-atlantik. Secili ka përgjegjësi në këtë proces për realizimin sa më të shpejtë të procesit të integrimit evropian!”

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO