Ministrja Hoxha, udhëtoi për Francë, merr pjesë në Konferencën ministrore të OECD

Prishtinë, 12 Dhjetor 2017 -Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është nisur për në Francë, ku merr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Konferenca ka për temë “Qeverisjen e mirë publike - për qytetarët dhe bizneset”, ku do të trajtohen çështje si Transformimi i administratës publike në shërbim të qytetarëve gjatë sfidave.

Gjatë sesioneve do të diskutohen qasjet inovative në qeverisjet bashkëkohore dhe kompleksiteti i nevojave të qytetarëve.

“Qeveritë duhet thellësisht t’i njohin dhe t’i kuptojnë faktorët e ndryshimit për t’u përshtatur dhe transformuar në përputhje me rrethanat”, thuhet në dokumentet e Organizatës, dedikuar kësaj konference ministrore të OECD-së.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO