Ministrja Hoxha takoi deputetët e Parlamentit Evropian të grupit parlamentar EPP

Prishtinë, 8 Maj 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot, deputetët e partive të djathta evropiane, të njohura si partitë EPP, Z. Andrey Kovatchev, z. Asim Ademov, z. Adam Szejnfeld dhe Z. Olivier le Sawc, këshilltar politik.




Ministrja Hoxha, ka theksuar të arriturat në procesin integrues dhe sfidat e këtij procesi, duke theksuar se presim këtë vit liberalizimin e vizave.




“Rruga jonë nuk ka alternativë, ne jemi të përkushtuar fuqishëm për procesin integrues dhe të gjitha kushtet i kemi përmbushur që sivjet, qytetarët tanë të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian. Jemi të përkushtuar në zbatimin e MSA-së, Agjendën Evropiane të Reformave si dhe reformat tjera nga rekomandimet e Brukselit”, theksoi Ministrja Hoxha, duke theksuar se pret mbështetjen e pakursyer të grupit të partive të djathta, EPP, që sivjet të arrihet liberalizimi i vizave.




Deputetët theksuan se Partitë Popullore në Parlamentin Evropian janë ndër grupet më të fuqishme parlamentare, Kosovën e shohin dhe njohin si pjesë të këtyre vlerave që besojnë se Evropa është një bashkësi e madhe vlerash dhe parimesh, ndër themeloret janë liria, përgjegjësia, drejtësia, siguria, respekti për dinjitetin e jetës njerëzore dhe barazia gjinore, me një theks të veçantë për solidaritetin midis evropianëve.




Përkrahja, theksuan eurodeputetët për Kosovën nuk do të mungojë as në të ardhmen, por kërkuan që përkushtimi i institucioneve në procesin integrues të jetë maksimal, në rend të parë fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO