Ministrja Hoxha pret Komisionarin Hahn në kufi, Vizitë e rëndësishme

Prishtinë, 3 Dhjetor 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot Komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, në kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar vizitën e tij si të rëndësishme.


Me këtë rast, Ministrja Hoxha në rrjetin social ka shkruar:


“Në kufirin shtetëror me Serbinë, në Merdar, sot, mirëprita ardhjen e Komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.


Ardhja e tij sot në Kosovë, është me rëndësi sepse është e lidhur me klimën aktuale në raportet e Republikës së Kosovës me fqinjët, me mesazhe të paralajmëruara për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.


Gjithsesi, fokusi ynë është jo vetëm fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal për të cilën kemi dhënë prova të bollshme, por edhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizimi i vizave.


Nuk mund të arrihen suksese në procese integruese, nëse qytetarët e Kosovës kanë kufizime dhe janë të vetmit në Evropë të getoizuar. Ne kemi plotësuar të gjitha 95 kushtet e parapara me udhërrëfyesin e liberalizimit, andaj, ajo që presim ne është aprovimi i lëvizjes së lirë, si hap i nevojshëm i mirëbesimit dhe realizimin e përpjekjeve për procesin integrues dhe vlerave të përbashkëta integruese.


Z. Hahn, do t’ia bëj me dije se ashtu siç ata kanë pritur nga ne plotësimin e 95 kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizim, edhe ne presim nga ju aprovimin e vendimit për liberalizim në Këshillin e Ministrave!”
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO