Ministrja Hoxha, për Ditën e Evropës, viziton Nexhmie Pagarushën

Prishtinë, 9 Maj 2018 - Me rastin e aktiviteteve për Ditën e Evropës, Ministrja e integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar Bilbilin e Kosovës, Nexhmie Pagarushën, me ç’rast ia ka uruar edhe ditëlindjen e saj të 85-të.

 Me këtë rast, Ministrja Hoxha, ka shkruar se “një buqetë me lule, për të, primadonën e këngës tonë, në këtë ditë, për ditëlindjen e saj dhe Ditën e Evropës, është rikthim te vlerat artistike tonat që nuk u promovuan në Evropë sa duhet për rrethana objektive.


Ajo, sot, na mbush me besim se vlerat e njëmendta nuk duhet të ndalen as nga kufijtë e as pengesat! ”

Këtu është postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Bilbili i Kosovës, mbretëresha e këndimit shqip, Nexhmie Pagarusha, e cila magjepsi publikun me vokalin e saj të papërsëritshëm në qindra këngë dhe interpretime, ishte adresa jonë e përmbylljes së aktiviteteve të Ditës së Evropës për sivjet.




Ditëlindja e saj, është edhe simbolikë e synimit tonë, integrimin evropian, duke rikujtuar disa nga vlerat e popullit tonë si talenti, kënga dhe zëri i jashtëzakonshëm i znj. Nexhmie.




Një buqetë me lule, për të, primadonën e këngës tonë, në këtë ditë, për ditëlindjen e saj dhe Ditën e Evropës, është rikthim te vlerat artistike tonat që nuk u promovuan në Evropë sa duhet për rrethana objektive. Ajo, sot, na mbush me besim se vlerat e njëmendta nuk duhet të ndalen as nga kufijtë e as pengesat!”

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO