Ministrja Hoxha për 8 Mars viziton shoqatën “Thirrjet e Nënave” dhe Ferdonie Qerkezin

Gjakovë, 8 Mars 2019 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e Ditës së grave, ka vizituar shoqatën “Thirrjet e nënave” dhe Ferdonie Qerkezin, në shtëpinë e saj muze.

“Ju jeni zëri më autentik i dëshmisë për historinë tonë të re. Në këtë ditë, nuk mjaftojnë lulet për mbylljen e plagës Tuaj të hapur. Duhet ta gëzoni mbështetjen tonë më të madhe”, ka shkruar Ministrja Hoxha, dhe ka shtuar se “Ju jeni dëshmia e vlerës dhe çmimit të lirisë”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Nëna e motra të nderuara,

Jam me Juve këtu, me Thirrjet e nënave gjakovare dhe nënën Ferdonie Qerkezi, sepse është vendi më i ndjeshëm në atdheun tonë, për të cekur rëndësinë e nënës, në ditën që i kushtohet nënave. Ju jeni zëri më autentik i dëshmisë për historinë tonë të re.

Në këtë ditë, nuk mjaftojnë lulet për mbylljen e plagës Tuaj të hapur. Duhet ta gëzoni mbështetjen tonë më të madhe. Përgjegjësit e krimit, duhet ta bëjnë zbardhjen e fatit të 1648 të pagjeturve dhe drejtësia ta thotë fjalën e vet.

Ju jeni dëshmia e vlerës dhe çmimit të lirisë. Në ditën e nënave, dua ta përgëzoj secilën nga ju këtu, për zemrën Tuaj të madhe, për fuqinë e përballimit të dhimbjes dhe shpresës.

Nëna e motra, Ju paçim!”

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO