Ministrja Hoxha: Ngritja e kapaciteteve, prioritet yni i përbashkët me BE-në

Prishtinë, 14 Mars 2019 - Në takimin e organizuar për bursistët përfitues të Young Cell Scheme për këtë vit, ku mori pjesë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, O’Connell, rektori Marjan Demaj, përfaqësues të institucioneve dhe bursistë të projektit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e vlerësoi rëndësinë e projektit si ndër më të vlershmit në Kosovë.

“Ngritja e kapaciteteve për shërbimin civil është një prej parakushteve esenciale për realizimin e obligimeve tona në kuadër të procesit të stabilizim-asociimit, reformës së administratës publike dhe të gjitha reformave të tjera të nevojshme për procesin e integrimit evropian”, ceku Ministrja Hoxha dhe shtoi se deri më tash, 322 studentë nga Kosova janë dërguar për studime jashtë vendit.

Aktualisht, potencoi Ministrja Hoxha, kemi 50 studentë të cilët janë dërguar për studime dhe të cilët priten të kthehen brenda vitit. Ndërsa, nga rundi i fundit, në këtë vit do të dërgohen 40 studentë, të cilët do të kthehen prej studimeve dhe do të punësohen gjatë vitit të ardhshëm.

“Ne kemi bashkëfinancuar dy raundet e fundit me vlerë 1 milionë euro, ndërsa projekti si i tillë do të vazhdojë edhe në vitet pasuese të financohet nga BE-ja dhe bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës”, ceku Ministrja Hoxha.

Ky projekt është unik, sepse arrin edukimin e të rinjve në fusha të specializuara në disa prej universiteteve më të mira të vendeve të BE-së, ofrimin e punës pas kthimit nga studimet dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve përmes përfshirjes së të rinjve të specializuar në kuadër të administratës publike”, theksoi Ministrja Hoxha, dhe uroi Bashkimin Evropian për projektin si dhe bursistët për suksese në studime.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO