Ministrja Hoxha, në ceremoninë e tranzicionit: Ditë e krenarisë tonë

Prishtinë, 14 Dhjetor 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e tranzicionit nga FSK në Ushtri e Kosovës. Ajo ka përgëzuar qytetarët dhe me këtë rast ka shkruar “kjo ditë, është ditë e krenarisë dhe përkujtimit të kontributit të shumë brezave”, duke shtuar se “institucionet tona, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar, ShBA dhe BE, nga konsumuese të paqes, do të prodhojnë paqe, në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.”

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Urime dhe gëzuar, Ushtria e Kosovës!

Në Ceremoninë e tranzicionit nga FSK në Ushtri të Kosovës, pati shumë emocione, sepse, kjo ditë, është ditë e krenarisë dhe përkujtimit të kontributit të shumë brezave.

Ushtria jonë, nuk do të jetë rrezik për askënd, por, gjithsesi, me misionin e vet mbrojtës, do të prodhoj siguri për të gjithë qytetarët pa dallim! Bashkë me aleatet tonë të përjetshëm deri në përmbylljen e synimit tonë, anëtarësimin në NATO.

Institucionet tona, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar, ShBA dhe BE, nga konsumuese të paqes, do të prodhojnë paqe, në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.

Në këtë ceremoni, pata kënaqësi të takoj edhe dy studentet e mia, tash kadete të Ushtrisë së Kosovës!
Urime, gëzuar!”
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO