Ministrja Hoxha merr përkrahje të fuqishme nga Ministri i Jashtëm Asselborn për procesin integrues dhe Liberalizimin e Vizave

Prishtinë, 7 Mars 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takimin zyrtar me Ministrin e jashtëm dhe Çështjet Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Z. Jean Asselborn, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e deritashëm të shkëlqyer, integrimin në organizatat ndërkombëtare si dhe projektet që ndihmojnë procesin integrues si dhe liberalizimin e vizave.


";Përkrahja që ka ardhur për Republikën e Kosovës nga Dukata e Madhe e Luksemburgut, me theks në diplomaci, fuqizimin e shtetësisë dhe realizimin e procesit integrues, është tejet e rëndësishme për Kosovën";, theksoi Ministrja Hoxha.


Ministri Asselbor e siguroi Misistren se Luksemburgu, do të ofroj mbështetje të fuqishme për Kosovën për integrimin në organizatat ndërkombëtare si dhe përkrahjen e realizimit të projekteve të domosdoshme për procesin integrues.


Ministrja Hoxha theksoi edhe rëndësinë e përkrahjes së Luksemburgut në organizatat ndërkombëtare si dhe vota e këtij shteti mik, në institucionet ku kërkohet integrimi në to, duke theksuar se projektet e mbështetura nga Luksemburgu i kontribuojnë procesit integrues si dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO