Ministrja Hoxha merr përkrahje për liberalizimin e vizave nga ministri i brendshëm hungarez, Pinter

Budapest, 30 Tetor 2018 - Ministrja për Integrim Evropian, Dhurata Hoxha, u prit në takim në Budapest nga ministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë, Sandor Pinter dhe me këtë rast theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe plotësimin e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim.

Ministrja Hoxha e njohu nga afër me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, Z. Pinter, në veçanti rreth plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave dhe njëherësh kërkoi mbështetje nga ai për këtë proces në mbledhjen e Këshillit të ministrave.

Lëvizja e lirë, do të shënonte një moment tepër të rëndësishëm për qytetarët tanë, ceku Ministrja Hoxha, duke vënë në pah uljen e jashtëzakonshme të migrimit ilegal në vitet e fundit, fushatën e suksesshme të informimin rreth rregullave për lëvizjen e lirë në shtetet e Shëngenit, si dhe anketave kredibile rreth përqindjes së ultë të të rinjve për migrim, janë faktor që do të ndikonin në vendimmarrje, nga ministrat gjegjës në Këshillin e Ministrave.

Ministri Pinter e falënderoi Ministren Hoxha për argumentet e parashtruara, duke vënë në spikamë, rëndësinë e përmbushjes së kritereve nga udhërrëfyesi, por edhe të faktit se Kosova është i vetmi vend në Evropë me kufizim të lëvizjes së lirë.

Ai e siguroi Ministren Hoxha se Hungaria, që nga fillimi i demokracisë, ishte krah qytetarëve të Kosovës, jo vetëm me njohjen e pavarësisë por edhe për integrim në organizatat ndërkombëtare. Z. Pinter ritheksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të sillte vetëm të mira jo vetëm për Kosovën dhe rajonin por edhe më gjerë, duke rikonfirmuar mbështetjen e gjithanshme nga Hungaria.

Ne jemi zotuar, madje vlen si zotim konsensual i Republikës tonë, se rruga jonë pa alternativë është rruga integruese, theksoi Ministrja Hoxha. Në këtë fazë të zhvillimeve, me prioritet është liberalizimi i vizave, theksoi ajo, duke vënë në pah se Komisioni dhe Parlamenti Evropian e kanë rikonfirmuar përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO