Ministrja Hoxha merr mbështetjen e Luksemburgut përmes projektit me vlerë 2 milion

Prishtinë, 5 Qershor 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit te bashkëpunimit me Luksemburgun, për asistencë teknike në kontekst të integrimit evropian, 2018-2022, ku morën pjesë e Ngarkuara me punë e Ambasadës së Luksemburgut, Anne Dostert dhe ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad si dhe zyrtarë të lartë të BE-së.


Ministrja Hoxha ka vënë në pah se është rritur angazhimi në zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane dhe Programit Kombëtar për MSA-në.


“Qëllimi është zbatimi efikas i MSA-së në veçanti dhe agjendës së integrimit në përgjithësi në mënyrë që të jemi të gatshëm për fazat e ardhshme të integrimit. Gjithashtu, synohet edhe forcimi i komunikimit duke mbështetur zbatimin e strategjisë tonë për komunikim dhe informim të procesit të integrimit”, theksoi Ministrja Hoxha.


Marrëveshja e bashkëpunimi në kontekst të integrimit evropian me Luksemburgun për mbështetje institucioneve të Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e MSA-së në fusha prioritare, ka cekur Ministrja Hoxha, është 2 milion euro për 4 vite, me 100,000 euro bashkëfinancim i Kosovës.


Mbështetje të ngjashme për 9 fusha tjera, vuri në pah Ministrja Hoxha, jemi duke e diskutuar me Norvegjinë, përfitues do të jenë jo vetëm Ministria e Integrimit por edhe institucionet tjera të vendit.


“Për ministrinë tonë, kjo iniciativë ka rëndësi të veçantë pasi që për herë të parë implementimi bëhet direkt nga Ministria e Integrimit përmes një mekanizmi për kapacitete dhe natyrisht me ndihmën e Agjencisë për Zhvillim të Luksemburgut dhe Ambasadës Norvegjeze në Kosovë. Pra, përveç forcimit të kapaciteteve për zbatim të MSA-së, mekanizmi do të ndikojë pozitivisht edhe në forcimin e kapaciteteve tona për menaxhim të fondeve dhe projekteve”, theksoi Ministrja Hoxha.


Në fund, Ministrja Hoxha, falënderoi Qeveritë e Luksemburgut, Agjencinë për Zhvillim të Luksemburgut si dhe Norvegjinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre. Njëkohësisht, ftoi institucionet e Kosovës për mbështetje dhe angazhim në zbatimin me sukses të projektit në 4 vitet e ardhshme.


Ndërsa e Ngarkuara me punë e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert dhe Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, theksuan se përkrahja e Kosovës nga ana e tyre në procesin integrues nuk do të mungojë, duke vënë në dukje rëndësinë e zbatimit të MSA-së dhe Agjendën Evropiane të Reformave.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO