Ministrja Hoxha me studentët: Sivjet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës

Prishtinë, 8 Maj 2018 – Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, ka organizuar një bashkëbisedim me studentë, me temën “Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës, ku ishin të pranishëm në formë paneli, Kryekuvendari Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, Përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha.


Ministrja Hoxha, theksoi se takimi nuk do të jetë monolog por bashkëbisedim.


“Sot kam kënaqësinë të jem në mesin tuaj, dhe sot do të diskutojmë për sfidat, përgjegjësitë dhe pritjet që i kemi ndaj procesit të integrimit evropian. Sot me ne janë edhe Kryetari i Kuvendit z. Veseli dhe Kryeministri i Kosovës, z. Haradinaj, dhe përfaqësuesja e BE-së, znj. Apostolova, bartës të përgjegjësive më të larta për të ardhmen evropiane të Kosovës”, theksoi Ministrja Hoxha, duke vënë në pah se megjithëse jemi shumë afër ne ende nuk gëzojmë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.


Me të drejtë, ceku Ministrja, presim që brenda këtij viti të marrim rekomandimin dhe të fillojë lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës dhe këtu edhe ne t’i bashkohemi shteteve tjera të rajonit të cilat tash e disa vite e gëzojnë këtë mundësi.


“Përpos zbatimit të kritereve të MSA-së dhe liberalizimit të vizave, ne jemi duke koordinuar edhe zbatimin e MSA-së dhe të kritereve të Agjendës Evropiane të reformave të cilat tash e një kohë janë duke u zbatuar. Sa më shpejtë që i përmbushim kriteret e kërkuara, aq më shumë forcohet vendi ynë, më shumë zhvillohet dhe më shumë i afrohet anëtarësimit në BE. Pra, angazhimi ynë është çelësi kryesor që të zëmë hapin me vendet tjera të Ballkanit”, theksoi Ministrja Hoxha.


Në fund, Z. Veseli, z. Haradinaj, znj. Apostolova dhe Ministrja Hoxha, iu përgjigjen studentëve të cilët parashtruan pyetje që kryesisht fokusoheshin në të drejtën e studimit, lëvizjen e lirë dhe procesin integrues.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO