Ministrja Hoxha mban ligjëratë për studentët në Poloni: Kosova është faktor stabiliteti në rajon

Varshavë, 15 Shkurt 2019 - Në prani të stafit akademik dhe studentëve ndërkombëtar të Kolegjit të parë në botë për çështje të Evropës, College of Europe në Natolin, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mbajti ligjëratë për demokratizimin dhe ri-bashkimin e Evropës.

Ne të gjithë e kujtojmë sa e vështirë ishte e kaluara, por ne gjithashtu e dimë se sa sfiduese mund të jetë e ardhmja, ceku Ministrja Hoxha.

Kosova po ecën në konsolidimin e mëtejshëm të shtetësisë së saj, vuri në dukje Ministrja Hoxha, me perspektivë të plotë të BE-së si çdo vend tjetër në rajon. Rajoni i Ballkanit po ndërton vizion të ri të së ardhmes, nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore që hap rrugën e integrimit në familjen evropiane.

Rruga drejt integrimit, kërkon përpjekjet më të forta nga ana jonë për të përshpejtuar ritmin e reformave të brendshme, potencoi Ministrja, sidomos në zbatimin e MSA-së duke vënë në pah se Kosova ka përmbushur pritshmërinë për zbatimin e MSA-së për vitin 2018.

Republika e Kosovës është i vetmi vend në Evropë me regjimin e vizave që nuk i lejon qytetarët e Kosovës të hyjnë në Zonën Shengen. Tani është në duart e Këshillit të Ministrave të vendosë për liberalizimin e vizave.

Ne kemi demonstruar se jemi shembull i bashkëpunimit rajonal, ceku Ministrja Hoxha, jemi promotor i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe faktor i paqes dhe stabilitetit.

Pas fjalimit, Ministres Hoxha iu parashtruan edhe pyetje nga studentët të cilët u interesuan për bashkëpunimin rajonal si dhe rreth sfidave të procesit integrues.

Kolegji u themelua në vitin 1949 nga figurat e mëdha evropiane si Salvador De Madariaga, Winston Churchill, Paul Henri Spaak dhe Alcide De Gasperi pas Kongresit të parë të Lëvizjes Evropiane në Hagë më 1948.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO