Ministrja Hoxha mban ligjëratë me studentët e Akademisë verore

Prishtinë, 11 Korrik 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur sot një ligjëratë me studentët e ";;Kosovo International Summer Academy";;.


Kjo Akademi verore, ka 64 pjesëmarrës nga 31 shtete nga të gjitha kontinentet.


Ministrja Hoxha, në ligjëratën e saj, ka diskutuar për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, vlerën e shtetit dhe shtetësisë dhe përkushtimin e pandalshëm për procesin integrues euro-atlantik.“Rinia jonë, padrejtësisht është e privuar nga lëvizja e lirë, nga ngritja e kapaciteteve të tyre për të qenë të barabartë me moshatarët e tyre, vlerat evropiane dhe ballafaqimin me sfidat që ofron globalizmi, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha, në rrjetin social: “Pjesa më e mirë e punës sime, janë ditët si kjo sot, kur filloj ditën me studentë nga anembanë bota. Në ligjëratën me studentët e ";Kosovo International Summer Academy";, 64 pjesëmarrës nga 31 shtete nga të gjitha kontinentet, theksova vlerën e shtetit dhe shtetësisë tonë dhe përkushtimin e pandalshëm për procesin integrues euro-atlantik.


Rinia jonë, padrejtësisht është e privuar nga lëvizja e lirë, nga ngritja e kapaciteteve të tyre për të qenë të barabartë me moshatarët e tyre, vlerat evropiane dhe ballafaqimin me sfidat që ofron globalizmi. Ne jemi gati për marrjen e përgjegjësive, duke qenë pjesë e pandashme e vlerave evropiane.


Po ashtu, u përgjigja në pyetjet e studentëve rreth dialogut, përcaktimit tonë nacional, Të bashkuar në diversitet.”

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO