Ministrja Hoxha kërkon angazhim të shtuar për MSA-në

Prishtinë, 12 Qershor 2018 - Në mbledhjen e Kabinetit qeveritar, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur gjendjen e zbatimit të Programit Kombëtar për Marrëveshjen së Stabilizim Asociimit (MSA), gjatë tremujorit të parë të këtij viti, bazuar në raportin e hartuar nga Ministria e Integrimit, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.


“Për këtë vit ky program ka paraparë zbatimin e 531 masave afatshkurta, prej të cilave 144, ose rreth 27% e tyre, janë masa legjislative, ndërsa pjesa tjetër prej 387 masave, ose rreth 73% e tyre, janë masa zbatuese”, ka theksuar Ministrja Hoxha, duke shtuar se gjatë tremujorit të parë është arritur një shkallë e përgjithshme e zbatimit të Programit prej 53.85%.


Ministrja Hoxha theksoi se 21 nga 39 masat e planifikuara për këtë tremujor janë zbatuar, ndërsa pjesa e mbetur prej 18 masave, ose 46.15%, akoma nuk kanë arritur të zbatohen. Përveç këtyre, ceku Ministrja, 23 masa janë zbatuar para afateve të planifikuara.


Deri në fund të tremujorit të parë, janë zbatuar gjithsej 44 masa, të cilat përbëjnë 8.29% nga 531 masa të planifikuara.


Zbatimi i reformave legjislative, vuri në dukje Ministrja, të gjeturat tregojnë se kemi arritur një shkallë zbatimi prej 13.89%, pasi që janë zbatuar 20 nga 144 masat afatshkurtra legjislative të planifikuara për tërë vitin, ndërsa 124 prej tyre, 86.11%, akoma nuk kanë arritur të zbatohen.


“Deri në fund të marsit drejt zbatimit të masave, të gjeturat tregojnë se është arritur një shkallë zbatimi prej 6.20%, pasi që është arritur të zbatohen 24 nga 387 masat afatshkurtra të planifikuara, ndërsa 363 prej tyre, ose 93.8%, akoma nuk kanë arritur të zbatohen”, theksoi Ministrja Hoxha.


Gjatë këtij tremujori, Ministria e Integrimit, ka organizuar takime të rregullta të Komisioneve Ekzekutive për Integrim Evropian dhe të Komitetit Punues për Integrim Evropian, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve përgjegjëse, për të siguruar zbatimin e plotë dhe në kohë të masave të parapara në kuadër të Programit, theksoi Ministrja Hoxha.


Po ashtu, Ministrja Hoxha, paraqiti edhe përmbledhjen e reformave kyçe që duhet të zbatohen dhe ato që kërkojnë vëmendje më të madhe deri në fund të tremujorit të dytë.Reformat kyçe që duhet të zbatohen janë si në vijim: Miratimi i ligjit për infrastrukturë dhe informata hapësinore; Rishikimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Modernizimin e Administratës Publike; Miratimi i planit të rishikuar të veprimit për burimet e ripërtëritshme të energjisë; Ristrukturimi i KIESA-s dhe zhvillimi i mëtejmë i kapaciteteve të saj; Anëtarësimi i KOS-CERT në Forumin Global për siguri në Internet ‘FIRST’; Përgatitja për publikim të tabelave ofruese-përdoruese (supply and use tables-SUT) për vitin referues 2014 në fushën e statistikave; Hartimi i programeve të reja lëndore për klasat 3, 8, 12, në gjuhën shqipe, si dhe programit lëndor Gjuhë Shqipe për klasën e 3 për nxënësit e komuniteteve jo-shqiptare (serb, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian dhe turq) në të gjitha shkollat e vendit; si dhe zbatimi i kurrikulave lëndore për parashkollor dhe klasat: 1, 2, 7, 6, 10, 11 në të gjitha shkollat e vendit.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO