Ministrja Hoxha kërkon angazhim të shtuar për Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 13 Korrik 2018 - Ministrja Hoxha theksoi se deri më 7 shtator 2018 do të ketë afat për të aplikuar në rundin e 20-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ndërsa për rundin e 4-të të granteve investive, afati është deri më 30 nëntor 2018.Në Takimin e 8-të, të Këshillit Kombëtar të Investimeve, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka diskutuar rreth dizajnimit dhe ridizajnimit të Listës Prioritare të Projekteve (LPP).


“Deri më datën 7 shtator 2018 do të ketë afat për të aplikuar në rundin e 20-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ndërsa për rundin e 4-të të granteve investive deri më 30 nëntor 2018”, theksoi Ministrja Hoxha duke shtuar se Ministria do të kujdeset për t’u siguruar që aplikimet të kryhen me kohë, synimin e Ministrisë që të krijohet një sinergji sa më e madhe ndërmjet instrumenteve të ndryshme financiare.


Prandaj, duke pasur parasysh nisjen e programimit të IPA 2019 dhe IPA 2020, theksoi Ministrja Hoxha, ju ftoj që gjatë aplikimit me projekte në kuadër të WBIF, të merret parasysh mundësia e kombinimit të fondeve, ku një pjesë do të mund të jepeshin nga IPA dhe pjesa tjetër nga instrumentet e tjera, duke përfshirë edhe donatorët bilateralë.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO