Ministrja Hoxha: Kosova po avancon drejt integrimit evropian, kjo është e vetmja alternativë për ne

Prishtinë, 12 Prill 2018 - Me ftesë të z. Daniel Server, ekspert amerikan për Ballkanin, Ministrja Hoxha morri pjesë në një diskutim në Qendrën për Marrëdhënie Trans-Atlantike, pjesë e Universitetit “Johns Hopkins”, ku diskutoi për rrugën evropiane të Kosovës, si pjesë e Strategjisë për Zgjerim.
 



Me këtë rast, Ministrja Hoxha, ri përsëriti qëndrimin e saj se rruga e Kosovës drejt BE nuk ka dilema por është mjaft e qartë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë punë të mirë në përmbushjen e kritereve që kërkohen, sidomos përmes reformave në shumë sektorë.



Ministrja Hoxha theksoi se publikimi i Strategjisë së BE-së për zgjerim, ka shënuar një hap të ri në rrugën integruese të Kosovës dhe se institucionet e Kosovës janë të angazhuara që të shfrytëzojnë këtë momentum dhe të përshpejtojnë rrugën drejt integrimit.


Ministrja, po ashtu, theksoi rëndësinë dhe pritshmëritë që kanë për procesin e liberalizimit të vizave, hap i cili do t’i afrojë më shumë qytetarët e Kosovës me Bashkimin Evropian.



Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin kryesisht diplomatë, ekspertë e njohës të çështjeve të Ballkanit të cilët parashtruan pyetje për Ministren Hoxha rreth procesit të integrimit të Kosovës dhe punës së institucioneve në këtë drejtim.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO