Ministrja Hoxha jep lajmin e mirë nga Brukseli

Bruksel, 30 Gusht 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nga Brukseli ka përgëzuar qytetarët me rastin e marrjes së vendimit pozitiv për viza, në Komisionin LIBE.

Ministrja Hoxha ka theksuar se “Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së. Është koha që Kosova të shpërblehet për punën e bërë me plotësimin e të gjitha kritereve dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Të nderuar qytetarë,

Komisioni LIBE sapo votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky është edhe një hap drejt lëvizjes së lirë, edhe një sukses i përbashkët drejt afrimit me familjen evropiane.

Pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave e tutje.

Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së.

Është koha që Kosova të shpërblehet për punën e bërë me plotësimin e të gjitha kritereve dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm.

Mirëqenia e qytetarëve tanë është dhe duhet të jetë gjithnjë prioritet yni. Qytetarët tanë e meritojnë lëvizjen e lirë.

Urime për këtë sukses të përbashkët!

Ju siguroj se do të kemi transparencë dhe informim me kohë për çdo zhvillim për liberalizimin e vizave.”

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO