Ministrja Hoxha: Gjithëpërfshirja është vlerë e BE-së

Kamenicë, 7 Maj 2019 - Në kuadër të Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, ka organizuar diskutim me të rinjtë e komunës së Kamenicës, ku ishte edhe kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Diellza Mujaj, bursiste e Young Cell Scheme si dhe studentë e nxënës nga kjo komunë. Temë e diskutimit ishte Promovimi i vlerave të BE-së, Rëndësia e gjithëpërfshirjes në procesin integrues.

Komuna e Kamenicës, me barazinë në kuadër të strukturave udhëheqëse, ka vendosur një standard të mirë për barazinë gjinore. Prandaj, ne kemi zgjedhur Kamenicën për të diskutuar promovimin e vlerave të BE-së, në qendër të së cilave është gjithëpërfshirja.
“Integrimi në BE, paraqet mundësi, sfidë dhe avancim në arritjen e objektivave kyçe të BE-së dhe në përqafimin e vlerave të cilat ajo i përfaqëson”, potencoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se niveli komunal ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në proceset integruese.

Anëtarësimi jonë në BE sjell përfitime të mëdha për Kosovën në fusha si avancimi I të drejtave dhe lirive të barabarta, zhvillimit ekonomik, si dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, vuri në pah Ministrja.

“Ne po realizojmë reformat në fusha si sundimi I ligjit dhe zhvillim ekonomik”, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se sfidë është papunësia e të rinjve dhe grave, përkundër rritjes më të madhe ekonomike në rajon. Po bëhet përpjekje për cilësinë e arsimit, promovimi i zhvillimit ekonomik me inovacion dhe ndërmarrësi si dhe avancimin e kuadrit, ku qindra studentë nga Kosova nëpërmjet Young Cell Scheme studiojnë në universitetet evropiane.

Kryetari i Kamenicës, z. Qëndron Kastrati vuri në dukje angazhimin dhe përkushtimin e tij në komunë për zbatimin e ligjit, vlerat e barazisë dhe përfshirjen e komuniteteve.
Vlerat dhe parimet që vlejnë në BE, duhet t'i zbatojmë për hir të qytetarëve, për veten tonë, sepse janë arritje e pranuar dhe kjo do të jetë më e mira për Republikën e Kosovës, potencoi z. Kastrati.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny potencoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjen, duke vënë në dukje përvojat nga Suedia, duke u bërë model i demokracisë dhe për zbatimin e barazisë.

Znj. Diellza Muja, vlerësoi lartë arsimimin në universitetet më të mira të Evropës, skemën Young Cell si rast i mirë për të rinjtë, të jenë të dobishëm dhe të aftë për të çuar përpara agjendat tona evropiane.

Në fund, nxënësit dhe studentët, parashtruan pyetje të ndryshme rreth liberalizimit dhe vlerave të rinisë së Kosovës e cila ka pengesa për lëvizjen e lirë.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO