Ministrja Hoxha: Fuqizimi i sundimit të ligjit në funksion të luftës kundër korrupsionit

Prishtinë, 20 Mars 2018 - Në “Javën e grave”, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë si paneliste në Konferencën me titull: Korrupsioni -kërcënim për stabilitetin demokratik, ku morën pjesë edhe ish presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie e personalitete tjera të shquara që merren me çështjen e grave.




“Çështja e fuqizimit të gruas është temë e cila tashmë kanë marrë përmasa globale. Vendet e zhvilluara kanë një avantazh të theksuar në këtë drejtim krahasuar me vendet në zhvillim, siç është Kosova. Gjithsesi, fuqizimi i rolit të gruas në politikë, biznes, ndërmarrësi dhe të gjitha fushat tjera duhet të jetë prioritet i shoqërisë kosovare”, theksoi ministrja Hoxha.




Korrupsioni si dukuri, theksoi Ministrja Dhurata Hoxha, është temë aktuale dhe e njëjta duhet adresuar në mënyrë sa më efikase sidomos në këtë periudhë, ngase ka kërkesa të vazhdueshme se Kosova ka nevojë të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Strategjinë e zgjerimit të BE-së, e publikuar më herët, bëhet e qartë se Kosova duhet të fokusohet në fuqizimin e sundimit të ligjit gjë që ndër të tjera do të nënkuptonte luftimin e korrupsionit. 

 “Ministria e Integrimit Evropian është e përkushtuar që të përshpejtoj dinamikën e procesit integrues në vendin tone dhe rrjedhimisht të ndihmojë të gjitha proceset që ndikojnë që rruga jonë drejt BE të jetë më e shpejt. Përshpejtimi i kësaj dinamike do të bëhet duke punuar me të gjitha institucionet për luftimin e korrupsionit”, theksoi Ministrja Dhurata Hoxha. 




Korrupsioni, theksoi Ministrja, mund të luftohet, por kjo luftë do të jetë e suksesshme vetëm nëse institucionet punojnë së bashku drejt kauzës zero tolerancë ndaj kësaj dukurie. 



“Askush nuk duhet të fshihet pas të pamundshmes, pas vështirësive apo pas burokracive për të goditur korrupsionin”, theksoi Ministrja Hoxha, duke cekur se secili ka rrol në këtë proces.





“Prokuroria dhe gjyqësori duhet të luajnë rol aktiv në këtë luftë dhe të ndëshkojnë ata që po dëmtojnë të ardhmen e shtetit tonë. Është koha e fundit që të gjithë ne, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori ta fitojmë këtë luftë, gjithnjë duke e respektuar pavarësinë e secilit dhe kompetencat që i kemi në këtë drejtim”, theksoi Ministrja Hoxha.

Për ta luftuar korrupsionin me sukses, ceku Ministrja, është e nevojshme rritja e transparencës. Për këtë qëllim, theksoi ajo, do të kërkoj ndihmën e shoqërisë civile dhe mediave, duke ftuar që ta drejtojmë gishtin drejt të korruptuarve. 




“Është arritur progresi i konsiderueshëm në kuadër të luftimit të korrupsionit. Sidoqoftë, ky është një kriter që në vazhdimësi duhet të shënojmë progres dhe në këtë drejtim Qeveria do të ofroj përkrahje të plotë institucioneve të sundimit të ligjit në intensifikimin e luftës kundër korrupsionit”, theksoi Ministrja, dhe vuri në pah raportin e fundit të ‘Transparency International’ ku Kosova ka përparuar në trajtimin e korrupsionit krahasuar me disa nga vendet e Ballkanit perëndimor. 




Ministrja Hoxha theksoi se institucionet do të vazhdojnë me angazhimet në luftë kundër korrupsionit, në ndërtimin e shtetit ligjor që i hapë Kosovës perspektiven për integrime evropiane. Tani më shumë se kurrë, Kosova duhet fuqizuar luftën kundër korrupsionit, njëkohësisht për të treguar gatishmërinë tonë që kjo luftë nuk është e pamundur dhe nuk është e pa shpresë, por kërkohet një bashkëpunim dhe një fuqizim i guximit tonë në këtë bashkëpunim.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO