Ministrja Hoxha dorëzon edhe formalisht kontributin e parë të Raportit të Vendit për Komisionin Evropian

Prishtinë, 9 Nëntor 2017 - Në takim me Shefen e Zyres se BE-së/PPBE, Znj. Nataliya Apostolova, Ministrja e Integrimit Evropian, ia dorëzoi edhe formalisht kontributin e parë të institucioneve të Kosovës për Raportin për Vendin.


Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e Raportit për vendin si instrument kryesor përmes të cilit Bashkimi Evropian do të matë progresin e arritur nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës që nga publikimi i Raportit të fundit, në Nëntor 2016.


Njëkohësisht, Raporti do të identifikojë sfidat kyçe më të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës.


Ministrja Hoxha ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të çuar përpara agjendën evropiane.


Për të bërë vlerësimin real dhe faktik të zhvillimeve në Kosovë, institucionet e Kosovës kanë pranuar afro 1,500 pyetje nga Komisioni Evropian.


Institucionet do të kenë mundësinë e dytë që në muajin Shkurt të dorëzojnë informatë shtesë lidhur me zhvillimet nga Nëntori 2017 deri në Shkurt 2018.


Raporti i Vendit për Kosovën, do të publikohet në Prill 2018.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO