Ministrja Hoxha: BE-ja ofron përkrahje me projekte për ndërmarrjet e vogla e të mesme

Prishtinë 20 Mars 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në punëtorinë kushtuar pjesëmarrjes së Kosovës në Programin e BE-së në Mbështetje të Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme – COSME.

COSME është programi i BE, të parin që Kosova e ka nënshkruar pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kornizë.


Kosova, theksoi Ministrja Hoxha, është e fundit në vendet e rajonit sa i përket një kornize të tillë, dhe kjo kryekëput për arsye politike.


“Kosova nuk ka pasur marrëveshje kontraktuale të asnjë natyre deri në momentin që është nënshkruar Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila pastaj ka hapur derën për nënshkrimin e kësaj marrëveshje kornizë”, theksoi Ministrja Hoxha.


Sivjet, ceku Ministrja, ne do të nënshkruajmë edhe tre marrëveshje tjera (Evropa për Qytetarët, Evropa Kreative dhe Erasmus+), dhe njërën do ta nënshkruaj në Prill.


Përveç fondeve që investohen në këto programe përmes pagesës së tiketës hyrëse, potencoi Ministrja, duhet punë që të përfitojmë nga to.


Është mirë që po organizohen punëtoritë si kjo sot, theksoi Ministrja, të vetëdijesohen sa më shumë që është e mundshëm të gjithë hisedarët e këtij procesi, në mënyrë që të përfitojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.


Marrëveshjet të mos mbesin vetëm si akte simbolike të përafrimit tonë me BE-në, ceku Ministrja, por të jenë si një pikënisje e përfitimit të ndërsjellë dhe të përfshirjes së vërtetë të akterëve nga Kosova në rrjedhat evropiane dhe bashkëpunimin që BE ka për të ofruar.


Do të ketë vlerësim të përftimit nga këto programe, theksoi Ministrja, për të pasur sens vazhdimin e mëtutjeshëm.


“Pa ndihmën e mbështetjen e BE-së, ne nuk do të ishim këtu duke e diskutuar pjesëmarrjen tonë, duke kontribuar edhe drejtpërdrejt me marrjen e barrës financiare përmes IPA.


Në të njëjtën kohë, jemi na ata që do të mund t’i hapim vetes rrugën vendit tonë për përfitime më të mëdha në të ardhmen”, theksoi Ministrja Hoxha.


Ajo ka shtuar se mbetet në dispozicion për të lehtësuar dhe ndihmuar komunikimin e vazhdueshëm me të gjitha institucionet e BE-së në Kosovë por edhe në Bruksel për të siguruar që përpjekjet tona në këtë program të jenë të suksesshme.


Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO