Ministrja Hoxha: Barazia gjinore të jetë prioritet për të gjithë sektorët

Prishtine, 3 tetor 2018 - Me rastin e Lansimit të analizës gjinore në Kosovës, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha mbajti fjalë rasti ku ishin të pranishme përfaqësueset e rrjetit të grave të Kosovës dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së, në krye me znj. Apostolova, theksoi rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Nëpërmjet Instrumentit të Para-anëtarësimit, IPA, periudhën 2007-2013, Kosova ka marrë vlerë prej mbi 600 milionë euro, dhe për periudhën aktuale financiare të BE-së, 2014-2020, presim që, deri në fund të saj, të kemi shumën e njëjtë të financimit, me mundësi edhe rritjeje.

“Gjatë kësaj kohe, ne kemi integruar elementet e harmonisë gjinore në të gjitha dokumentet planifikuese sektoriale, duke përfshirë sektorët sikurse Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut, Energjia, Bujqësia, Mjedisi, Reforma e Administratës Publike, Menaxhimi i Financave Publike si dhe Konkurrueshmëria dhe Inovacioni”, theksoi Ministrja Hoxha.

Janë ndërmarrë masa që ministritë përfituese nga këto fonde të integrojnë elementin gjinor që nga faza fillestare e planifikimit e deri në zbatimin e këtyre projekteve, vuri në dukje Ministrja Hoxha.

“Konsiderojmë se kemi arritur që gjatë viteve të fundit të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e dokumenteve të IPA-s për sa i përket harmonizimit gjinor, dhe këtë e kemi bërë pikërisht me ndihmën e Rrjetit të Grave të Kosovës. Ne besojmë se ne kemi nevojë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë, drejt një tranzicioni që mundëson arritjen e pronësisë tonë ndaj procesit të harmonizimit gjinor në kuadër të realizimit të asistencës së BE-së për Kosovën, dhënë nëpërmjet IPA-s”, theksoi Ministrja Hoxha.

Gratë e Kosovës kanë arritur suksese të dukshme, janë avancuar në universitete, në nivelin e punësimit në biznes, kulturë, art dhe fushat tjera, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se gra të jashtëzakonshme kanë siguruar rrugën që zëri i tyre të dëgjohet duke shfrytëzuar talentin e tyre edhe për fuqizimin ekonomik të grave, si parakusht për zhvillimin ekonomik e social të shoqërisë, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se si Koordinatore Kombëtare e IPA-s, do të vazhdojë përpjekjet për arritjen e harmonizimit gjinor në kuadër të fondeve IPA.

Gjatë punës tonë me fondet e IPA-s, vuri në pah Ministrja Hoxha, kemi ndërtuar një model të suksesshëm të bashkëpunimit me qëllim të harmonizimit gjinor që mund të përdoret si shembull edhe për institucionet tona në kuadër të proceseve të tjera.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO