Ministrja Hoxha: Agjenda evropiane është agjendë që na bashkon

Prishtinë, 9 Gusht 2018 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare, ku morën pjesë 53 studentë të ardhur nga 23 vende të botës, tema e së cilës ishte perspektiva evropiane e Kosovës.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se “Stabiliteti ynë i brendshëm, funksionimi demokratik i rendit dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë për secilin qytetar të Kosovës, është një përpjekje e përhershme e jona.”

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

‘’Në ligjëratën me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare, 53 studentë të ardhur nga 23 vende të botës, theksova rëndësinë e shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë para 10 vitesh si dhe përparimin për këtë kohë.

Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë. Agjenda evropiane është agjenda e cila na bashkon, të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike. Kjo rrugë kërkon përpjekje të fortë nga ana jonë në mënyrë që të përshpejtojë reformat e brendshme.

Republika e Kosovës është në fazën e procesit të liberalizimit të vizave me BE-në, kemi arritur të përmbushim të gjitha detyrimet e kërkuara nga BE-ja, presim së shpejti të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tanë.

Stabiliteti ynë i brendshëm, funksionimi demokratik i rendit dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë për secilin qytetar të Kosovës, është një përpjekje e përhershme e jona.” 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO