Ministrja Ahmetaj takon Ambasadorët e shtetëve anëtare të BE-së

Prishtinë, 3 Prill  2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj është takuar sot me ambasadorët dhe shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së. Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kyçe ne kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht liberalizimi i vizave, zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës Evropiane të Reformave.


Sa i përket liberalizimit të vizave, Ministrja Ahmetaj i njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në kuadër të zbatimit të kriterit të dytë, respektivisht rezultatet në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më sot, janë shenjëzuar 34 raste, janë ngrit 26 aktakuza, 4 raste kanë marrë vendime të shkallës së fundit, 2 të shkallës së parë, ndërsa të tjera janë në stade të ndryshme të shqyrtimit gjyqësor. Njëkohësisht, Ministrja Ahmetaj i njoftoi Ambasadorët për rezultatet e punës së ekipit të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Ambasadorët vlerësuan angazhimin e MIE-së për koordinimin e agjendes Evropiane dhe mirëpriten hapat pozitiv të institucioneve në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njëkohësisht, Ambasadorët ftuan institucionet që të vazhdojnë me përkushtim reformat në drejtësi.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO