Ministrja Ahmetaj priti Udhëheqësen e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, znj. Anne Dostert

Prishtinë, 7 mars, 2017 - Sot Ministrja Ahmetaj priti në takim Udhëheqësen e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, znj. Anne Dostert.

Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit Evropian të Kosovës, më theks të vecantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.

Poashtu, Ministrja Ahmetaj dhe znj. Dostert diskutuan zbatimin e asistences së Luksemburgut në Kosovë. Luksemburgu është duke ofruar përkrahje institucioneve të Kosovës në arsim, shendetësi dhe sektorin e ujërave. Momentalisht, janë duke u zbatuar 22.5 milion euro të projekteve në këta sektorë, ndërsa gjatë periudhës 2017-2020 do të fillojn edhe projekte të tjera në vlerë prej 30 milion euro.

Znj. Dostert nënvizoj përkushtimin e vazhdueshëm të Luksemburgut per procesin integrues të Republikes së Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete në arsim, shendetësi dhe sektorin e ujërave.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO