Ministrja Ahmetaj priti sot në një takim shefin e UNDP për Kosovë, z. Rusell

Prishtinë, 26 Korrik 2017 - Ministrja Ahmetaj takoi shefin e UNDP për Kosovë z. Andrew Russell.


Me këtë rast, Ministrja Ahmetaj falenderoi z. Russell për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet UNDP dhe Ministrisë së Integrimit Evropian në kuadër të agjendës Evropiane.


Ministrja Ahmetaj vlerësoi se UNDP është partner i rëndësishëm i qeverisë së Kosovës dhe mirëpret asistencën në veçanti për zbatimin e MSA-së, trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e ambientit.


Ndërkaq z. Russell falenderoi Ministren për pritjen dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm ku shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe asistencës në fushat e lartë përmendura.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO