Ministrja Ahmetaj priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

Prishtinë, 2 mars 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Z. Qemal Minxhozi, me të cilin biseduan për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.


Më në detaje u diskutua avancimi me agjendën evropiane të dy vendeve tona, dhe rritja e promovimit me të arriturat në shtetndërtim të Kosovës.


Poashtu, u diskutua edhe çështja e bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimorë, pasiqë është ndër temat më të theksuara në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.


Ministrja Ahmetaj falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën dhe bashkëpunimin, si dhe shprehu falënderimet për Shqipërinë, për kontributin jetik dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos mbështetjen e vazhdueshme diplomatike.


Gjithashtu, Ministrja Ahmetaj e njoftoi ambasadorin për objektivat e Ministrisë, në lidhje me procesin e integrimit evropian, zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalojnë insititucionet dhe shoqëria e Kosovës me implementimin e MSA-së, proceset që ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike, zhvillimet në rajon dhe deri tek levizja e lirë e qytetarëve të Kosovës etj.


Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi falënderoi ministren Ahmetaj për pritjen vëllazërore, si dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për ta përkrahur integrimin dhe zhvillimin ekonomik e politik të Kosovës jo vetëm në rajon por edhe në arenën ndërkombëtare.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO